Delina Ibrahimaj, blen apartament 320 mije € me kredi, të ardhurat 8.1 mln lekë në 2025

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit deklaron blerje të një pasurie të paluajtshme me vlerë 320 mijë euro me sipërfaqe 244.98 metër katror ku është 100% pronare. Pasuria nuk është regjistruar ndërsa burimi i financimit deklarohet një kredi bankare me vlerë 320 mijë euro, për të cilën ka paguar 1,606 euro këste, dhe ka mbetur për tu paguar 318,394 euro.
Ministrja Ibrahimaj deklaron gjithashtu 2 apartamente 100% pronare, të lëna kolateral, pa vlerën shoqëruese.
Ibrahimaj deklaron 2,209 euro të ardhura nga qiraja në dy llogari bankare. Ndërsa ka deklaruar 505,040 lekë në fonde investimi me burim pagën, dhe në një tjetër një tjetër fond investimi 819,472 lekë.
Në një llogari bankare ka 158,260 lekë të ardhura nga paga, e në një tjetër ka 967 euro të ardhura nga burime të tjera. Gjithashtu në disa llogari të tjera deklaron 1,498,904 lekë të ardhura pa specifikuar burimin, si dhe 13,200 euro të ardhura qiraje.
Ibrahimaj ka përfituar 748,111 lekë honorare si Ministre e Shtetit për sipërmarrjen dhe 2,080,980 lekë paga po në këtë ministri. Si Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit deklaron 694,243 lekë paga.
Apartament 244.98 m² 320,000.00 EUR
Llogari bankare 1,813.42 EUR
Llogari bankare -193,507.62 ALL
Llogari bankare 8.50 ALL
Llogari bankare 158,260.63 ALL
Llogari bankare 967.71 EUR
Llogari bankare 8.50 ALL
Llogari bankare 396.83 EUR
Fonde investimi 505,040.32 ALL
Fonde investimi 819,472.11 ALL
Të ardhura të tjera 1,050,000.00 ALL
Të ardhura të tjera 74,756.00 ALL
Të ardhura të tjera 74,148.00 ALL
Të ardhura të tjera 300,000.00 ALL
Honorare/Ministre shteti 748,111.00 ALL
Paga ministre MEI 694,243.00 ALL
Paga/Ministre shteti 2,080,980.00 ALL
Të ardhura qiraje 13,200.00 EUR
Kredi bankare shlyer 1,606.30 EUR
Kredi bankare pashlyer 318,393.70 EUR


