Ilir Meta dënohet nga Komisioni Disiplinor pas intervistës live nga qelia! Ja vendimi që u mor për ish-presidentin

Politikë

Ilir Meta dënohet nga Komisioni Disiplinor pas intervistës live nga

Një intervistë përmes celularit në televizion, i ka kushtuar Ilir Metës ndalimin e aktivitetit sportiv. Tedi Blushi në një deklaratë për mediat zbuloi se Meta është dënuar nga Komisioni Disiplinor i burgut Jordan Misja me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete sportive.

Ky vendim sipas Blushit është marrë sepse Meta realizoi një intervistë live, me telefon me gazetaren Beti Njuma.

“Partia e Lirisë dënon gjithashtu me forcë edhe përpjekjen kriminale të Narkoregjimit, që pasi i kufizoi lirinë e lëvizjes duke e izoluar padrejtësisht, në mënyrë krejtësisht qesharake po tenton t’i heqë Presidentit Meta edhe të lirinë dhe të drejtën e fjalës për të komunikuar me gazetarët.

“Partia e Lirisë dënon gjithashtu me forcë edhe përpjekjen kriminale të Narkoregjimit, që pasi i kufizoi lirinë e lëvizjes duke e izoluar padrejtësisht, në mënyrë krejtësisht qesharake po tenton t’i heqë Presidentit Meta edhe të lirinë dhe të drejtën e fjalës për të komunikuar me gazetarët.

Rasti me qesharak, ndodhi sot kur Komisioni Disiplinor i IEPV “Jordan Misja” dënoi Presidentin Meta me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete sportive në ambientet e paraburgimit vetëm pse pak ditë më parë realizoi live një intervistë me gazetaren Beti Njuma.

Zgjatja mafioze e afatit të hetimeve për Presidentin Meta, në mungesë totale të provave që kurrë nuk do të gjenden sepse nuk ekzistojnë, është një akt tërësisht politik, që është urdhëruar publikisht në Asamblenë e Partisë Socialiste nga Edi Rama më 7 maj të vitit 2022, që e dënojmë me forcën më të madhe. Në 32 vite shërbim publik kurrë nuk ka dhe nuk do të mund të gjendet një akt, një provë, dokument, vendim apo veprim i paligjshëm i Presidentit Meta.

Masa e arrestit do të ankimohet edhe në Gjykatën Kushtetuese, për të shteruar dhe ezauruar të gjitha procedurat e brendshme në mënyrë që kjo çështje të mbërrijë sa më shpejt në Strasburg", tha ai.

ME TE LEXUARAT