I moshuari që takoi Ramën në Pogradec rrëfen hallin: I përndjekur politik pret prej 3 vitesh të marrë lekët

Politikë

I moshuari që takoi Ramën në Pogradec rrëfen hallin: I

Një nga të moshuarit që u prit nga kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Pogradec tregoi se kishte ardhur për t'i paraqitur një problem familjar, me shpresën se çështja do të marrë zgjidhje.

Sipas tij, një 90 vjeçar, i cili është i përndjekur politik, ka dorëzuar dokumentacionin prej më shumë se tre vitesh, por ende nuk ka marrë pagesën që i takon.

I moshuari tha se beson se takimi me kryeministrin do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes, ndërsa shprehu besimin e tij te Rama.

“Kemi ardhur të takojmë z. Kryeministër. Jam krah i majtë. Kam gjyshin që është i përndjekur politik. Ka bërë internim në Tiranë në vitin 1945. Ka mbi 3 vjet që i ka bërë kartat dhe nuk po merr lekët.

Ia kemi marrë çantën me bukë. Jeton me domate dhe kastraveca rrugëve. Kam shpresë se do ta takoj. Është besnik. Kemi besim të plotë vetëm te kryeministri”, tha ai.

ME TE LEXUARAT