Rama poston foton me kryeministrin spanjoll: Pedro Sanchez, udhëheqës i mençur dhe kurajoz
Lajmifundit
/
18 Prill 2026, 20:23
Politikë

Kryeministri Edi Rama prej ditës së djeshme ndodhet në Barcelonë për Samitin “Në Mbrojtje të Demokracisë” ku ndodhen dhe liderë të tjerë nga bota.
Rama ka postuar një foto gjatë samitit ku ka dalë në krah homologut spanjoll Pedro Sanchez.
Rama shkruan se Sanchez është një mik i vyer për të, si dhe një udhëheqës i mençur e kurajoz me të cilin është privilegj të bashkëbisedosh.


