FOTOLAJM/ Berisha akuzoi policinë se përdori helm kundër arinjve, ja spraji me piper me të cilën u qëlluan protestuesit

Politikë

FOTOLAJM/ Berisha akuzoi policinë se përdori helm kundër arinjve,

Mediat kanë siguara një foto që tregon sprajin e përdorur nga policia ditën e djeshme gjatë përplasjeve me protestuesit e opozitës, përballë Kryeministrisë dhe pranë parlamentit.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi pas protestës se ndaj protestuesve nuk është përdorur thjesht spraj i zakonshëm, por një substancë shumë e fortë, që sipas tij përdoret për neutralizimin e kafshëve të egra.

FOTOLAJM/ Berisha akuzoi policinë se përdori helm kundër arinjve,

“Është përdorur një lloj helmi që përdoret për arinjtë, për t’i verbuar,” u shpreh Berisha mbrëmë pas protestës.

Sipas policisë, në përfundim të protestës janë arrestuar 11 persona, ndërsa 15 të tjerë janë proceduar penalisht, mes tyre edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, si dhe Aulon Kalaja.

Autoritetet bëjnë të ditur se gjashtë nga të arrestuarit janë kapur në flagrancë me lëndë piroteknike të tipit molotov. Ndërkohë, gjatë përplasjeve raportohet se janë lënduar edhe pesë punonjës policie.

Policia thekson se po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në incidentet gjatë tubimit.

ME TE LEXUARAT