Pezullimi i Ballukut dhe ndryshimet e propozuara ligjore, Rama: Boshllëku është në trutë e atyre që nuk morën dot vendim

Politikë

Pezullimi i Ballukut dhe ndryshimet e propozuara ligjore, Rama: Boshllëku

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit të PS, duke folur për pezullimin e Belinda Ballukut, tha se boshllëku në ligj është në trutë e atyre që si dhanë drejtim kësaj çështje duke u bazuar në frymën e kushtetutës.

Rama tha se pezullimi me vendim të GJKKO-së, cenon personin, i cili është një proces hetimi. Nuk pezullohet thjesht vajtja në punë e një individi por puna e një institucioni.

“Ka një boshllëk, unë mendoj se boshllëku është në trutë e atyre që nuk i dhanë drejtim bazuar në frymën e Kushtetutës dhe bazuar në modelin demokratik të ndarjes së pushteteve jo në të gjithë Evropën por në planet. Natyrisht, kur them boshllëk dhe atyre që nuk iu dhanë drejtim kam parasysh jo persona të veçantë por kulturën e dobët demokratike dhe të shtetit ligjor që ka Shqipëria. Nuk është nevoja të jetë çdo gjë e shkruar në germën e ligjit nëse në frymën e germën e Kushtetutës janë të qarta orientimet për ata që jetojnë nën atë Kushtetutë. Ajo që e bën skandaloz, të pajustifikueshëm dhe të papranueshëm pezullimin nga një Prokuror apo gjykatës në në seancë paraprake pas filluar akoma as gjyqi për një anëtar të kabinetit është se pezullimi cenon personin, i cili është një proces hetimi.

Pezullimi cenon funksionin dhe të gjitha ato funksione që solli në vëmendjen tuaj kryetari i Komisionit të ligjeve si pjesë e këtij grupi nismëtar për këtë ndryshim janë funksione që nuk ushtrohen dot pa personin. Pra kur pezullohet një ministër, nuk pezullohet thjesht vajtja në punë e një individi por puna e një institucioni. Që ajo ministri nuk ka më kapacitet të propozojë asgjë në Këshillin e Ministrave se nuk përfaqësohet nga personi i ngarkuar si përfaqësues i vullnetit Kushtetues. Kaq duhet të mjaftonte në këtë debat absurd dhe për të mos u hedhur 100 veta pas një budallai që hedh një gur në lumë. Por ja që nuk ndodhi kjo.”, tha kryeministri.

ME TE LEXUARAT