Rama në Greqi: Beleri përfundoi mirë, u bë eurodeputet, në paraburgim edhe kryebashkiaku i Tiranës prej janarit 2025

Politikë

Rama në Greqi: Beleri përfundoi mirë, u bë eurodeputet,

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumi Ekonomik i Delfit, ka komentuar edhe çështjen e Fredi Beleri, duke e cilësuar atë si një rast që nuk duhet parë i izoluar.

Në një bashkëbisedim me gazetarin Alexis Papahelas, Rama u shpreh se nuk ka arsye për t’iu rikthyer vazhdimisht këtij rasti, duke theksuar se situata e Belerit tashmë ka marrë një tjetër drejtim, pasi ai është zgjedhur eurodeputet.

Sipas kreut të qeverisë, rasti në fjalë është pjesë e një problematike më të gjerë që lidhet me sistemin e drejtësisë në Shqipëri, veçanërisht me çështjen e paraburgimit të zgjatur.

Ai theksoi se një përqindje e lartë e personave në burgje ndodhen ende pa një vendim përfundimtar, duke e konsideruar këtë si një sfidë që kërkon zgjidhje institucionale dhe kohë.

Rama nënvizoi gjithashtu se raste të tilla nuk prekin vetëm një kategori të caktuar, por përfshijnë individë të ndryshëm, përfshirë edhe zyrtarë të lartë vendorë, duke shtuar se drejtësia në vend funksionon e pavarur nga politika.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur çështja e reformës në drejtësi dhe funksionimi i sistemit gjyqësor mbeten në qendër të debatit publik në vend.

ME TE LEXUARAT