Rama nga Shkodra: Të zgjedhësh kënetën je çyryk politikisht
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër këtë të premte, ku po zhvillon një takim me gratë dhe vajzat.
Gjatë fjalës së tij, ai tha se gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS dhe kjo gjë e mërzit palën kundërshtare.
Rama: Përpiqen të më fusin në sherr me të gjithë burrat e shqiptarë, ne PS hymë në çdo fushë beteje elektorale, 56% e grave të Shqipërisë mbështesin PS, kjo shkon më shumë, ndërkohë që kur vjen puna tek burrat nuk jemi me këtë diferencë me kënetën, gjysma e burrave votojnë dhe mbështesin PS.
Të rinjtë mbështesin PS, çfarë na duhet më shumë, ne e kemi shumicën e grave kemi gjysmën e burrave dhe kemi shumicën e të rinjve, keni parë ju që është mërzit ajo gjysma tjetër, të gjendesh përballë zgjedhjes, të shkosh në BE apo kënetë.
Të zgjedhësh kënetën je çyryk, je gjysmak, jo se janë në jetën e përditshme, por politikisht nuk mbushin, të kenë një mundësi ta provojnë, të vijnë të votojnë PS.