“Novisadi kundër Vuçiç”- Berisha shpërndan videon nga protesta në Serbi : Autokrati, patron i Ramaduros!
Lajmifundit
/
1 Nëntor 2025, 21:43
Politikë

Kreu i PD-së Sali Berisha ka shpërndarë në rrjetet sociale një video me pamje droni nga protesta në Novi Sad të Serbisë kundër presidentit Aleksandar Vuçiç.
Sot u bënë një vit nga tragjedia në stacionin e trenit në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona.
Protestuesit bëjnë me faj për këtë tragjedi edhe Vuçiç, teksa kërkojnë largimin e tij.
Berisha shkruan për “Novisadin kundër Vuçiç”, të cilën e etiketon si autokrat dhe patron të kryeministrit Edi Rama.


