Cila ka qenë rroga e parë? Xheneta Fetahu zbulon punët që ka bërë para se të bëhej e njohur

Showbiz

Cila ka qenë rroga e parë? Xheneta Fetahu zbulon punët që ka

Xheneta Fetahu ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “She’s on Air” në Top Albania Radio, ku ka folur për jetën para dhe pas famës. Gjatë intervistës, ajo ka treguar për kohën kur jetonte në Suedi, çfarë pune bënte dhe sa ka qenë rroga e saj.

Pjesë nga intervista:

Dua të di se si ishe ti para dy vitesh, para se ti të hyje në botën e ekranit, para se të ishe një personazh publik?

Nëse flasim për jetën në Kosovë nuk është se kam patur punë, jam zgjuar herët, kam takuar shoqet, kemi dalë për kafe, drekë dhe darkë. Por nëse flasim për jetën në Suedi, kam shkuar te hoteli ku kam punuar dhe jeta ka vazhduar njësoj. Nëse është një ditë pushimi, është ajo dita që unë kam qejf vetëm me qëndruar shtrirë dhe me pa seriale truke.

Ti ke qenë gjithmonë e thjeshtë si vajzë, apo jo?

Po.

Nuk e ke patur frikë punën?

Asnjëherë, nuk i kam thënë asnjëherë punës jo. Kam punuar lloj-lloj punësh të ndryshme, nuk kam turp ti përmend nga e para deri tek e fundit. Mendoj se secila punë më ka bërë për Xhenetën që jam sot dhe forcën që kam krijuar. Gjëja më e rëndësishme është të kesh besim tek vetja, nga një punë më e vogël mund të arrish te një më e lartë.

Të rinjtë sot sikur duan të arrijnë punët e thjeshta, duan lekun e madh. Unë do doja që ti të jepje një mesazh, ça punësh ke bërë?

Kam punuar me të moshuarit në Suedi, kam punuar si kameriere në restorante, si menaxhere hoteli, kështu që kam bërë lloj-lloj punësh të ndryshme.

Rroga jote e parë cila ka qenë?

Në Suedi nuk janë çmimet e ulëta, ka qenë diku 1500.

 

ME TE LEXUARAT