Debati për “krevatin” rikthehet mes Mirit dhe Selinit, akuza për njohje jashtë BBV

Teksa finalja e Big Brother VIP Albania po afrohet, tensionet mes Mirit dhe Selinit janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për historinë e “krevatit” që daton që nga dita e parë e qëndrimit në shtëpi.
Debati u rindez pasi Vëllai i Madh transmetoi një klip me momentet e para të tyre, duke nxitur përplasje të drejtpërdrejta mbi versionin e ngjarjeve.
Miri këmbënguli se ishte Selin ajo që kishte kërkuar të flinte pranë tij, ndërsa kjo e fundit e kundërshtoi, duke sqaruar se situata kishte ardhur si pasojë e mungesës së vendeve dhe jo nga një zgjedhje e qëllimshme.
Përplasja mori edhe më shumë intensitet kur Selin akuzoi Mirin se po e përdor vazhdimisht këtë histori për të mbajtur debatin gjallë, ndërsa ai u mbrojt duke thënë se tema u rikthye nga vetë produksioni.
Në mes të debatit ndërhyri edhe Rogerti, i cili hodhi dyshime se mes tyre mund të ketë pasur një njohje paraprake jashtë shtëpisë, duke u bazuar në gjuhën e trupit dhe reagimet gjatë takimit të parë. Kjo deklaratë u mohua menjëherë nga të dy banorët.


