“Faleminderit që ekziston!”- E bija feston 1-vjetorin, Anna Lika i bën urimin emocionues

Aktorja e njohur Anna Lika feston së fundmi ditëlindjen e parë të vajzës së saj dhe Bjordi Mezinit, Marvel.
Me anë të një postimi në Instagram, ku ka publikuar momente nga lindja e të voglës, Anna shpreh gjithë dashurinë e pafundme që ndjen për të bijën, teksa shkruan:

“Kur dëgjova për herë të parë të qarën tënde, aq sa u gëzova dhe qava nga lumturia, po aq edhe u frikësova se mos ndoshta nuk do të isha një mama e aftë për ty. Edhe sot vazhdoj të kem frikëra, por dashuria që kam për ty i zhduk të gjitha.”

Ndër të tjera, aktorja e falënderon Marvelin që ka ardhur në jetën e saj, pasi shprehet se ia ka mbushur shpirtin dhe jetën plot, duke i dhënë një kuptim krejt tjetër mëmësisë.

“Marvelushi ime, faleminderit që ma ke mbushur shpirtin dhe jetën plot, faleminderit për dashurinë që më jep çdo ditë, faleminderit që ekziston!”

POSTIMI I PLOTË:
“Për Marvelin tim… Si sot një vit më parë, ti erdhe në jetën time si një mrekulli. Kur dëgjova për herë të parë të qarën tënde, aq sa u gëzova dhe qava nga lumturia, po aq edhe u frikësova se mos ndoshta nuk do të isha një mama e aftë për ty. Edhe sot vazhdoj të kem frikëra, por dashuria që kam për ty i zhduk të gjitha. Marvelushi ime, faleminderit që ma ke mbushur shpirtin dhe jetën plot, faleminderit për dashurinë që më jep çdo ditë, faleminderit që ekziston! Mami të do shumë, shumë, shumë o surrati më i bukur në botë.”






