Çfarë ka ndodhur me Kristin? Banorët aludojnë: Ka shkelur rregulloren, mos është ngjitur në mur

Showbiz

Çfarë ka ndodhur me Kristin? Banorët aludojnë: Ka shkelur

Një zarf i zi zgjoi banorët këtë mëngjes në Big Brother.

Vëllai i Madh lajmëroi se banori Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara e Big Brother VIP Albania 5.

“Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Kristi  Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. Televotimi aktual anulohet“-thuhej në Zarfin e Zi që u lexua nga Brikena”.

Ndërkohë, banorët ende nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me Kristin. Ata kanë aluduar se ai mund të jetë ngjitur në mur, ashtu sikurse ka ndodhur edhe dy herë të tjera.

Stenaldo: Nuk e kuptoj çfarë ka ndodhur.

Selin: Kur thotë përjashtohet, domethënë ka shkelur rregulloren. Kushedi ka hipur prap atje. 

Juela: Po bënte gati rrobat dje

Stenaldo: Jo nuk e kuptoj ketë gjë.

Juela: Ka qëndruar shumë vetëm këto ditë  

Megjithatë, e vërteta do të zbulohet gjatë prime ditën e shtunë, në orën 21:00.

ME TE LEXUARAT