“Forca King”/ Surpriza me parashutë për Gimbon ngre dyshime për mikun e tij të ngushtë?

Një moment i papritur ka ndodhur sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku një parashutë ka fluturuar mbi ambientet, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve.
Në banderolën e tij lexohej mesazhi “Forca King”, çka nxiti menjëherë reagime dhe aludime mes tyre.
Mes më kuriozëve ishte edhe DJ Gimbo, i cili u shpreh se nëse mesazhi ishte për të, atëherë mund të vinte nga miku i tij i ngushtë, Gjesti.
Megjithatë, duket se Gimbo nuk është në dijeni të zhvillimeve të fundit jashtë shtëpisë, ku Gjesti po përballet me probleme ligjore.
Sipas raportimeve, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Ai dyshohet për disa vepra penale, përfshirë kanosje, dëmtim pasurie dhe mbajtje të paautorizuar të armëve. Gjithashtu, thuhet se situata lidhet me një konflikt që ai ka pasur me Erkand Shabanin, pronar i kompanisë muzikore “Onima”.
Ngjarja ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin mes banorëve, ndërsa mbetet e paqartë nëse mesazhi me dron lidhet vërtet me Gjestin apo është thjesht një surprizë nga fansat.


