Foto/ Vdiqën bashkë, ai dhe gjyshja: Djali i Grida Dumës me një mesazh të ndjerë për të atin!
Darien Shqina, djali i ish-deputetes dhe analistes Grida Duma, preku me dedikimin e ndjere qe ka bere ne rrjetetr sociale në përkujtim të 40-ditëshit të ndarjes nga jeta të babait të tij, diplomatit Ilir Shqina, dhe gjyshes së tij.
“Sot u krye 40-ditëshi për ndërrimin e jetës së babait dhe gjyshes sime. Tradita simbolizon paqen e shpirtrave të tyre dhe bashkimin me familjarët e tjerë që kanë ndërruar jetë. Tashmë të gjithë janë bashkë, na mbrojnë dhe na shikojnë nga një vend më i mirë. Bekuar qofshin!”, shkruan Darien në mesazhin e tij.
Ilir Shqina, i cili ka mbajtur poste të rëndësishme në shërbimin diplomatik shqiptar, ndërroi jetë në një moshë relativisht të re, vetëm pak pas humbjes së nënës së tij. Një goditje e dyfishtë për familjen, që ka prekur thellë të afërmit dhe miqtë.
Ilir Shqina ishte i martuar për 22 vite me Grida Dumën, një ndër figurat më të njohura të jetës publike në Shqipëri. Çifti u divorcua në vitin 2022.