FOTOT/ Mund ta bësh edhe ti në 20 minuta! Jennifer Aniston zbulon sekretin e trupit të saj perfekt

Jennifer Aniston po ndan sekretin e formës së saj të pabesueshme me fansat, një rutinë vetëm 20-minutëshe që garanton rezultate të dukshme!
Aktorja e famshme e “Friends”, 56 vjeç, ka bashkëpunuar me PVOLVE për të lançuar “Jen’s Express Series: Arms & Abs”, ku çdo stërvitje zgjat vetëm 10–15 minuta, por punon gjithë trupin dhe forcon barkun dhe krahët.
Trajnerja e saj, Dani Coleman, thotë se Jennifer fokusohet tek puna e thellë e muskujve të barkut dhe përdorimi i veglave si P.band dhe P3 trainer, që e ndihmojnë të qëndrojë në formë edhe kur është shumë e zënë.






“Jennifer nuk synon rutina ekstreme, por përqendrohet në stërvitje që e bëjnë të ndihet e fortë dhe energjike”, tha Coleman
Ajo gjithashtu kombinon peshat me bandat elastike për të mbajtur muskujt të tonifikuar dhe trupin të funksional.
Jennifer gjithashtu tregoi një nga sekrete e saj më të thjeshta:
“Nëse ke vetëm 20 minuta, kjo është mjaftueshëm, bëj një ngrohje të shpejtë dhe vazhdo me stërvitjen”.
Fansat tani mund të ndjekin rutinën e saj të shpejtë dhe të ndihen po aq energjikë sa Jennifer, një provë se tonifikimi nuk ka të bëjë me orët në palestër, por me konsistencën dhe teknikat e duhura./Shqip


