Gjykata lë në burg ish-presidentin Meta, Kryemadhi i del në mbrojtje: S’ka asnjë firmë, asnjë vendim

Politikë

Gjykata  lë në burg ish-presidentin Meta, Kryemadhi i del në

Gjykata e Posaçme përfundoi shqyrtimin paraprak të dosjes penale ndaj ish-presidentit të republikës, Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe të bashkëpandehurve.

Vendimi për kalimin ose jo në gjykim të dosjes, apo për kthim të saj në SPAK për plotësim të hetimit, do të shpallët më 18 mars në orën 10:00.Në seancën e se enjtes ish-presidenti Meta kundërshtoi edhe njëherë akuzat e SPAK ndaj tij, atë të “korrupsionit”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”, duke i konsideruar të pabaza.

“Kam bërë jetë të thjeshtë dhe jo jetë luksi, është shprehur Meta, nuk kam pirë as verë 33 mijë euro e as kam lëvizur me çarter”. Jashtë sallës në krah të tij doli edhe ish-bashkëshortja, Kryemadhi, e cila pretendoi se akuzat e SPAK bazohen vetëm në perceptime dhe indicie e jo në fakte penale.

Po të enjten Ilir Meta mori një tjetër përgjigje negative në Gjykata e Lartë, në një përpjekje për lirim nga paraburgimi. Kjo gjykatë vendosi të mos pranojë një rekurs të bërë prej tij.

Me herët, brenda të të njëjtës ditë, Gjykata e Posaçme do të shqyrtonte një kërkesë të ish-presidentit për zëvendësim të masës, por Meta u tërhoq nga kërkesa. Ndërkohë, më 8 prill, Gjykata Kushtetuese pritet të marrë në shqyrtimin kërkesën e Metës për liri./Tema

ME TE LEXUARAT