I thanë se dukej si "Kufomë e ringjallur", reagimi EPIK i aktores së njohur bën xhiron e rrjetit!

Showbiz

I thanë se dukej si "Kufomë e ringjallur", reagimi EPIK i

Olivia Wilde ka reaguar me humor ndaj kritikave online për pamjen e saj në tapetin e kuq gjatë paraqitjes në San Francisco International Film Festival. Në një video të shpërndarë në Instagram Story më 3 maj, vëllai i saj Charles Cockburn bëri shaka duke e pyetur nëse donte të komentonte “thashethemet se është një kufomë e ringjallur”.

Aktorja shpjegoi se pamja e saj në videon virale ishte ndikuar nga këndi dhe lenteja “fisheye”, duke thënë se fotografia ishte “tronditëse”, por jo reale. “Unë nuk jam e vdekur,” tha ajo me shaka, ndërsa ironizoi edhe faktin që ishte shumë afër kamerës gjatë intervistës.

Reagimi i saj vjen pak ditë pasi u pa në një takim miqësor me ish-partnerin Jason Sudeikis në Los Angeles. Dyshja, që u ndanë në vitin 2020 pas afro 10 vitesh bashkë, kanë dy fëmijë: Otis dhe Daisy.

 

ME TE LEXUARAT