"Jam e dashuruar", Klaudia Pepa më në fund flet për lidhjen e saj: Dua të bëhem nënë
Balerina e njohur, Klaudia Pepa, ka deklaruar së fundmi se është e dashuruar, por duke mos ndarë më shumë detaje nga romanca.
Në një intervistë për "S'e Luan Topi", balerina u shpreh se në fakt i dashuri i saj nuk është një personazh publik, prandaj ka preferuar që të mos kenë ende një dalje publike. Megjithatë, ajo shtoi se nëse marrëdhënia do të vijojë e qëndrueshme, shumë shpejt mund ta prezantojë për publikun shqiptar.
"Jam e dashuruar, jam me dikë, por personi është larg dritave, larg ekranit, kështu që preferojmë për momentin të mos kemi dalje publike. Por, sigurisht që do të vijë momenti që do ta them", u shpreh Klaudia.
Më tej, gjatë intervistës, Klaudia nuk e fshehu dëshirën për t'u bërë nënë e për të sjellë në jetë një fëmijë, por duke theksuar se nuk është në planet e saj.
"Akoma jo të them të vërtetën! Padyshim që dua të bëhem nënë, por kur të vijë momenti i duhur, me personin e duhur", tha balerina.