Kim Kardashian përdor ChatGPT për studime, por e fajëson për dështimet në testet ligjore

Showbiz

Kim Kardashian përdor ChatGPT për studime, por e fajëson për

Ylli amerikan i televizionit dhe sipërmarrësja Kim Kardashian, 45 vjeçe, ka zbuluar se ka përdorur ChatGPT gjatë përgatitjes për provimet e saj të jurisprudencës, por sipas saj, inteligjenca artificiale e ka penguar më shumë sesa e ka ndihmuar.

Në një intervistë për serinë “Lie Detector Test” të revistës Vanity Fair, ku aktorja Teyana Taylor i drejtoi disa pyetje për jetën personale dhe profesionale, Kim foli hapur për përvojën e saj me inteligjencën artificiale. Fillimisht ajo mohoi ta përdorte për këshilla jetësore apo dashurie, por më pas pranoi se e përdor për këshilla ligjore gjatë studimeve.

“Sa herë që më duhet një përgjigje për një pyetje ligjore, bëj një foto të detyrës dhe e ngarkoj në ChatGPT. Por ai shpesh më çon te përgjigjja e gabuar, kështu që vazhdoj të dështoj në teste për shkak të kësaj. Pastaj mërzitem dhe filloj t’i bërtas,” u shpreh me humor Kardashian.

 

ME TE LEXUARAT