Lirohet nga burgu reperi Kleviol Ahmeti, u arrestua pas sherrit me Noizy-n
Lajmifundit
/
22 Prill 2026, 20:00
Showbiz

Reperi i njohur Kleviol Ahmeti është liruar nga burgu, pasi ka përfunduar dënimin e tij në burgun e Fierit.
39-vjeçari ishte i burgosur që prej tetorit 2025, pasi u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ai ishte dënuar për veprat penale “përndjekje” dhe “thyerje të masës së sigurisë”, akuza që lidhen me konfliktin e tij me reperin Rigels Rajku, i njohur si Noizy.
Ahmeti kishte kaluar disa muaj në qeli në kuadër të këtij procesi, ndërsa tashmë është liruar pas përfundimit të dënimit.


