Luiz Ejlli feston 40-vjetorin: “M’u deshën 40 vite që të kisha gjithçka që kam ëndërruar”
Këngëtari i njohur Luiz Ejlli feston sot 40-vjetorin e lindjes, duke ndarë me ndjekësit momente të veçanta nga kjo ditë e rëndësishme.
Në një postim të ndjerë në rrjetet sociale, Luizi ka publikuar foto familjare së bashku me bashkëshorten Kiara Tito dhe vajzën e tyre, Luna Mari, duke shprehur mirënjohjen për gjithçka që ka arritur në këtë fazë të jetës.
“M’u deshën plot 40 vite që të kisha gjithçka që kam ëndërruar,” shkruan artisti, duke i dhënë një tjetër dimension emocional festës së tij.
Luizi dhe Kiara u njohën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ku historia e tyre e dashurisë mori zemrat e publikut. Çifti e kurorëzoi lidhjen e tyre me martesë, ndërsa së fundmi janë bërë prindër për herë të parë, duke sjellë në jetë vogëlushen Luna Mari.
Këngëtari, që prej rikthimit në vëmendje me pjesëmarrjen në BBVIP, ka vijuar të qëndrojë aktiv në media dhe muzikë, ndërsa tani duket se fokusi i tij kryesor është familja dhe momentet e qeta pranë njerëzve më të dashur.