“Mos më turpëro”/ Gimbo këshillon Selin nëse del nga BBV 5: Është dëshpërim shumë i madh nëse...

Gimbo i ka dhënë disa këshilla sot Selin, teksa po bisedonin me njëri-tjetrin. Banori, i cili është në nominim së bashku me Brikenën, i tha Selin se nëse del sonte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, të mos e turpërojë.
Ai vijoi duke i thënë që t’a mbajë veten ashtu siç e ka mbajtur me të deri tani. Sipas banorit, do të ishte dëshpërim shumë i madh nëse gjërat ndryshojnë sapo ai të lërë shtëpinë.
“Gimbo nuk është kurrë vetëm shpirt, vetëm mos më korit. Mbaje veten siç ke qenë me mua deri tani. Se është dëshpërim shumë i madh për mua nëse gjërat ndryshojnë sa të dal unë. Ndiqe zemrën, edhe çfarë të thotë zemra. Mos u ndiko për asnjë moment për asgjë, për fjalët e dikujt, hiç. Ti fëmijë nuk je, i di gjërat shumë mirë. Kjo po dihet pse duhet me dalë unë, se duhet me u krijuar një çift i ri”, i tha Gimbo dhe Selin e dëgjonte.


