Nga Big Brother në Ferma Vip, Xheneta Fetahu pjesë e edicionit të tretë

Emri i Xheneta Fetahut po qarkullon sërish fuqishëm në rrjetet sociale, këtë herë si një nga kandidatët potencialë për edicionin e ri të “Ferma VIP”.
Pas pjesëmarrjeve të ndryshme në edicionet e Big Brother, duket se Xheneta së shpejti do jetë në rolin e fermeres.

Indikacionet e fundit vijnë nga vetë Xheneta, e cila nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, por ka postuar një “Hmmmmmmm” krah një fotografie ku mban një kapele prej kamoshi, aksesor që për shumë ndjekës duket si një shenjë tipike e atmosferës së programit.
Në botën e reality show-ve, shmangia e përgjigjeve direkte shpesh shfrytëzohet për të mbajtur kuriozitetin e publikut të ndezur.
Ky reagim i heshtur i Xhenetës ka nxitur menjëherë spekulime se ajo mund të jetë gati të bashkohet me sfidat e edicionit të ri të Ferma VIP, duke rikthyer tensionin dhe emocionet që e kanë karakterizuar më parë në ekran.
Fansat tani presin me padurim një njoftim zyrtar nga produksioni, ndërsa çdo postim i Xhenetës analizohet si një tregues i mundshëm i pjesëmarrjes së saj.


