"Nuk e kuptoj a ka qenë fallco...", Baby G për Selin: Të shesësh fytyrën për finalen nuk është zgjuarsi...

E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë këngëtarja Baby G. Së fundmi, ajo ka qenë pjesë e aventurës në Big Brother VIP Albania 5, ku arriti të krijojë dinamika gjatë qëndrimit në shtëpi. Megjithatë, rrugëtimi i saj në këtë format u ndërpre, pasi Baby G u eliminua nga gara.
Në momentin që ajo është larguar nga shtëpia e BBV, Selin ka dhënë një koment për të në “Big Brother Radio LIVE” nga shtëpia:
Baby G iku pa e sqaruar nëse ishte ‘baby’ apo ‘G’. (qesh) Unë e gjykoj si një jo zgjuarsi për të shfrytëzuar momentin, situatat dhe pikën kur Baby G hyri në lojë. Duhet të ishte pak më interesante, jo se Baby G nuk është interesante se e kemi ndjekur gjithë këto kohë që ka qenë në publik dhe si figurë, por erdhi mes dinamikave.
Ja si ishte kundërpërgjigjia e Baby G:
Për zgjuarsi nuk është se ika atje për të qenë Albert Einstein. Unë e zgjuar e di sa jam dhe i di limitet e mia. Kam shkuar atje për tre javë. Kam dalë me kokën lart edhe shumë pak komente të këqija. Vetëm me gjëra të bukura dhe zgjuarsi nuk është që të qëndrosh aty dhe ta fitosh një çmim atje,ose të shkosh në finale, duke shitur fytyrën tënde.
Cili është mendimi i saj për Selin dhe faktin që Baby G ka qëndruar më shumë pranë Mirit në këtë rrugëtim?
Nuk është që jam Team Miri. Unë jam Team Baby G. Ama, pak aktore, por ajo kështu ka vendosur ta bëjë lojën e saj. Miri është person i mirë, por tani nuk e kuptoj a ka qenë fallco. Nuk e di, por unë e respektoj për artistin që është sidomos për këngët e vjetra që janë super hite. Kemi folur me Mirin edhe për një bashkëpunim.


