Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, një moment emocionues është regjistruar brenda shtëpisë se Big Brother VIP Albania, ku Brikena ka ndarë një rrëfim prekës për historinë e saj qe ka te bëjë me disa të afërm.
Ndryshe nga banorët e tjerë, të cilët festuan duke kënduar këngë patriotike për Kosovën, Brikena zgjodhi të qëndronte e ulur dhe u përlot gjatë momentit festiv. Më pas, në “dhomën e rrëfimit”, ajo shpjegoi arsyen e reagimit të saj emocional nga kjo dite.
Ajo tregoi se lufta e Kosovës i ka lënë plagë të thella personale, pasi ka humbur disa familjarë gjatë asaj periudhe të vështirë.
“Kam humbur disa familjarë në luftën e Kosovës. Sa herë i dëgjojmë këto këngë, prekem shumë”, u shpreh ajo e përlotur, teksa kujtonte fatkeqësitë që u kanë ndodhur te afermve të saj.
Brikena shtoi se, pavarësisht dhimbjes, ndihet e lumtur për Kosovën dhe për rrugën që vendi ka bërë ndër vite.
“Jemi të lumtur sot, duke e ditur se si kanë qenë rrethanat”, shtoi ne fund banorja e “BBVA”.
Rrëfimi prekës i banores ka ngjallur emocione të forta, duke kujtuar sakrificat e bëra gjatë luftës së Kosovës dhe rëndësinë e kësaj dite për shumë shqiptarë anë e mbanë botës.


