“Nuk jam ajo që mendonit…”/ Aktorja e famshme thyen heshtjen për etiketimin si “divë”

Showbiz

“Nuk jam ajo që mendonit…”/ Aktorja e famshme thyen

Pas viteve të tëra thashetheme dhe perceptimesh të gabuara, Anne Hathaway ka vendosur të flasë hapur për një nga etiketat më të përfolura të karrierës së saj.

Në një intervistë për Vogue Australia, teksa promovon filmin “The Devil Wears Prada 2”, aktorja pranoi se në fillimet e saj është ndjerë e detyruar të ndërtojë një “mburojë” emocionale për të mbrojtur veten.

Ajo u shpreh se në thelb është një person i ndjeshëm dhe i ëmbël, por pikërisht kjo e ka bërë të ndihej e pasigurt në një industri si Hollywood-i, ku shpesh perceptimet mund të deformohen lehtësisht.

Gjatë viteve të para të karrierës, Hathaway u përball me raportime që e përshkruanin si kërkuese apo të vështirë në bashkëpunim. Madje, u përfol për incidente të vogla si ndryshimi i porosive të ushqimit apo kërkesa të veçanta gjatë intervistave, pretendime që përfaqësuesit e saj i kanë mohuar në disa raste.

Sot, ajo thotë se nuk ndjen më nevojën për të njëjtin lloj mbrojtjeje dhe ndihet më e qetë me veten, duke reflektuar një fazë më të pjekur dhe të sigurt në jetën e saj.

Ndërkohë, fansat mezi presin rikthimin e saj në rolin e Andy Sachs, një personazh që e bëri ikonë, në vazhdimin e shumëpritur që pritet të mbërrijë në kinema më 1 maj 2026.

ME TE LEXUARAT