“Partner shqiptar...”/ Ish-banorja e “Big Brother VIP 5” tregon a është e dashuruar

Showbiz

“Partner shqiptar...”/ Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”

I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Juela Nikolli. Ajo ka folur për projektet e saj të reja, për jetën pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

E pyetur nga moderatori i njohur nëse ka aktualisht dikë në jetën e saj, këngëtarja u përgjigj duke thënë ‘jo’. Më pas Juela shtoi se do donte një partner shqiptar.

Pjesë nga intervista:

E ke shëruar zemrën tënde?

Ajo është diçka që ngel aty në zemrën time dhe kurrë më nuk do të prekët nga asnjë. Është diçka e çmuar, e ruaj me shumë, shumë fanatizëm. Kur e kam treguar, kur vendosa t’a tregoj, ishte vetëm për arsyen me dhënë një mesazh të fortë. Edhe në shtëpi e kam folur shumë pak se nuk doja fare t’a flisja, t’i jepja ‘show’ absolutisht.

Ke njohur dikë këto kohë, që po të bën të buzëqeshësh?

Shiko, unë besoj se njeriu duhet t’a gjej te vetja e vet në radhë të parë lumturinë.

Jam shumë dakord, por ne jemi qenie që kemi nevojë për të tjerët.

ME TE LEXUARAT