Pas momenteve pasionante, Indri ka një mesazh për prindërit e Vanesës: Më vjen shumë keq, ju kërkoj falje

Marrëdhënia mes Indrit dhe Vanesës në “Ferma VIP 3″ duket se nuk ka më vend për dyshime. Mbrëmjen e djeshme çifti ka shkëmbyer puthjen e parë pasionante mes tyre, duke i dhënë kështu një formë romancës.
Pas puthjes, Vanesa ka reaguar me humor dhe disi në siklet, duke prezantuar përmes ekranit partnerin e saj me prinërit.
“T’i them diçka mamit dhe babit, sepse do na shohin. Mami, babi ky është Indri, mund t’ju ketë mërzitur pak, por…”, shprehet vanesa.
Indri, nga ana e tij, është shprehur se i vjen keq nëse kanë krijuar shqetësim dhe ka kërkuar mirëkuptim, duke theksuar se mes tyre tashmë nuk ka më pengesa dhe se janë duke e jetuar lirshëm raportin e tyre brenda formatit.
“Më vjen shumë keq dhe ju kërkon falje, por tani nuk ju mërzis më. Jemi pa bllokime, lë të ndodh çfarë të jetë e shkruar, ju drejtua Indri prindëve të Vanesës.
Ky zhvillim e ka bërë çiftin një nga temat më të komentuara të ditëve të fundit në reality show-n Ferma VIP.
View this post on Instagram


