Pse nuk ka patur një lidhje? Brikena sqaron arsyen: Kam patur disa probleme...
Lajmifundit
/
27 Shkurt 2026, 14:57
Showbiz

Që ditën e parë që Brikena Selmani hyri brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, zbuloi se nuk ka patur asnjëherë asnjë lidhje.
Lidhur me arsyen e ka pyetur mbrëmjen e djeshme Selin Bollati, teksa po tregonin histori nga jeta e tyre private.
Brikena iu përgjigj duke i thënë se ka patur disa probleme në familje, e si pasojë nuk ka patur as shumë kohë me u marrë me djemtë, me dalë. Ajo shtoi se kur ka njohur një person, nuk ka menduar aty për aty, por ka menduar nëse e sheh atë person në të ardhmen e saj.


