Pushimet “përrallore” të djalit të George Soros, Alex dhe bashkëshortja më të dashuruar se kurrë më parë
Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros, së bashku me bashkëshorten e tij, Huma Abedin kanë marrë “me radhë” atraksionet mbresëlënëse të Italisë.
Së fundmi, çifti i të sapomartuarve kanë ndaluar në Sicili ku dhe janë duke shijuar brigjet italiane dhe sigurisht nuk kanë qëndruar pa na “dhuruar” dhe disa kartolina nga pushimet e tyre.
Ata shihen të përqafuar dhe më të dashuruar se asnjëherë më parë, duke shijuar kështu çdo moment që kalojnë bashkë.
Më 14 qershor, Huma Abedin dhe Alex Soros i dhanë fund beqarisë së tyre me një dasmë që do të mbahet mend gjatë.
Ceremonia e tyre martesore u organizua në Hamptons, ku të pranishëm ishin njerëz të rëndësishëm të politikës, biznesit e jo vetëm. Ashtu si dhe pritej, kjo dasmë u mbajt në masa të rrepta sigurie ku asnjë “mizë” nuk u lejua të fluturonte pa lejen e organizatorëve, të cilëve çifti u kishte besuar ditën e tyre më të rëndësishme.
Por, disa gjëra nuk mund të rrinin pa dalë, qofshin ato me “pikatore”. Siç dhe raportuam më herët në këtë ceremoni ishin të ftuar shumë miq të çiftit, përfshirë yje të Hollivudit dhe politikanë, përfshirë Kamala Harris, Hillary dhe Bill Clinton, madje edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili njihet dhe si një mik i mirë i Alex dhe George Soros.