Rogerti habit me deklaratën pas BBVA: Jashtë nuk jam kështu, jam aktori më i mirë në Shqipëri

Showbiz

Rogerti habit me deklaratën pas BBVA: Jashtë nuk jam kështu, jam

Diskutimet pas përfundimit të Big Brother VIP Albania vijojnë të jenë po aq të nxehta sa edhe gjatë qëndrimit në shtëpi, me ish-banorët që vazhdojnë të komentojnë strategjitë dhe përplasjet e lojës.

Së fundmi, Rogerti ka folur për sjelljen e tij gjatë spektaklit dhe për ofendimet që ka pasur ndaj konkurrentëve të tjerë, duke deklaruar se ajo që publiku ka parë ka qenë pjesë e një roli të menduar për lojën.

Sipas tij, në jetën reale nuk është personi që u shfaq brenda shtëpisë, ndërsa shtoi se kishte zgjedhur një strategji të fortë për të tërhequr vëmendjen dhe për të avancuar në garë.

“Rogerti ka qenë aktor i Machiavellit, unë jam aktori më i mirë që mund të ketë Shqipëria. Të gjitha ofendimet që kam bërë, m’i kanë bërë këta të parët,” u shpreh ai.

Rogerti tregoi gjithashtu se një nga lëvizjet e tij strategjike kishte si synim të krijonte distancë mes Mirit dhe Selinës, me qëllim që të ndikonte në dinamikat e lojës dhe të siguronte rrugën drejt finales.

Ai shtoi se nuk ka pasur qëllim të ofendojë askënd personalisht, por të hynte në lojë fort dhe të fitonte mbështetjen e publikut që, sipas tij, e ka vlerësuar për mënyrën e drejtpërdrejtë të të folurit.

ME TE LEXUARAT