Shqipëria garon e 13-ta në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2026

Këngëtari Alis Kallaçi, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 70-të të Eurovision, që do të mbahet në Austri, do të jetë i 13-ti në radhë për të kënduar “Nân”.
Shfaqja e artistit në skenën e Vienës do të jetë në gjysmëfinalen e dytë të festivalit, më 14 maj 2026, ora 21:00.
Alis triumfoi në Festivalin e 64-të të Këngës në RTSH me këngën “Nân”, duke siguruar të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2026.
Interpretimi i tij u vlerësua për fuqinë vokale, origjinalitetin artistik dhe mesazhin universal të dashurisë, duke emocionuar publikun dhe jurinë njësoj.
Në renditjen përfundimtare, Alis grumbulloi 152 pikë nga kombinimi i votave të publikut dhe jurisë.
Kujtojmë se finalja e madhe e Eurovision 2026 do të jetë më 16 maj 2026, ora 21:00./tvklan


