“Soni e do Ilirin, është zemërthyer”, çfarë po ndodh në Ferma Vip?

Dy fermeret, Zhaku dhe Sara kanë ngritur dyshimet dhe kanë hedhur hipotezat për një raport të afërt mes Sonit dhe Ilirit.
Për Sarën, mes tyre ka një lloj tërheqje, por shton se nga ana e Ilirit e gjitha është për lojë.
Kjo tërheqje sipas saj, nuk lidhet me ndjenja sentimentale.
“Unë kam vënë tërheqje ndaj Ilirit. Unë jam më e ftohë në situatat që ndodhin rreth Ilirit dhe shikoj edhe pëlqimet. Këtu jemi të izoluar dhe mendojmë se nuk ka botë jashtë saj. Mendoj që Iliri e ka për lojë, por ka njerëz që e marrin seriozisht dhe nuk dua që të mërziten. E ndjej që Soni ka një tërheqje ndaj Ilirit. Nuk ndjej të njëjtën gjë nga Iliri për Sonin. Iliri e ka provuar këtë ngacmim me disa prej vajzave. Ka goca që e kanë ngrënë karremin, ka disa që janë në atë karrem”, tha Sara.
Por ndryshe nga Sara mendon Zhaku. Sipas saj, Soni është e dashuruar me Ilirin, madje edhe zemërthyer.
“Mendoj që Soni është e dashuruar me Ilirin, madje është zemërthyer. Është edhe xheloze prej meje se Iliri bën ca lojra. Iliri e trajton e çikërrima, e mban derën hapur por nuk është i përfshirë”, tha Zhaku.
“Edhe Zhaku e ka qejf”, shtoi Sara.
“Po, por si partner loje. Kam qejf të luaj e të bëj gallatë”, theksoi Zhaku.


