“Ti kam ndërruar,i kishe çarçafët për faqe të…”/Brikena mërzitet me Mateon

Showbiz

“Ti kam ndërruar,i kishe çarçafët për faqe

Brikena dhe Mateo e nisën ditën me afrimitet në shtëpinë e reality show-t Big Brother VIP Albania, por situata ndryshoi shpejt pas një batute që nuk u prit mirë.

Teksa Brikena ndodhej në dhomën e grimit, Mateo iu afrua për t’i uruar mirëmëngjes dhe e pyeti nëse kishte fjetur mirë, duke e thirrur “o drita ime”. Por më pas ai bëri një koment që solli reagim të menjëhershëm.

Ai i tha se i kishte çarçafët dhe këllëfin e jastëkut të pistë dhe se ia kishte ndërruar, gjë që e irritoi banoren. Brikena u ngrit menjëherë dhe u largua e nervozuar, pa iu përgjigjur pyetjes së Mateos se çfarë kishte.

Pas largimit të saj, Mateo u shpreh se ajo nuk pranon dot as një batutë, duke nënkuptuar se reagimi ishte i tepruar.

Raporti mes tyre ka qenë i luhatshëm që prej hyrjes së Mateos në shtëpi, ndërsa dyshja njihen edhe jashtë formatit, ku kanë pasur kontakte dhe takime më herët.

ME TE LEXUARAT