Artan Hoxha zbulon lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës
Lajmifundit
/
2 Prill 2026, 22:31
Aktualitet

Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Opinion” se njësia Kuds e Gardës Revolucionare Iraniane ka përdorur lidhje kriminale dhe kulturore për të krijuar terren në Shqipëri.
Ai theksoi se anëtarë të njësisë, të kapur që në 2011, kishin lidhje të forta me grupet e Shijakut dhe Tiranës, duke ndërthurur trafikun e heroinës me aktivitetet e shërbimeve sekrete iraniane.
Hoxha shtoi se paralajmërimi i Ambasadës Amerikane për sulme nga Irani nuk është rutinor, ndërsa Shqipëria ka vënë në gatishmëri strukturat e antiterrorit dhe po monitoron personat me lidhje të dyshimta me interesat iraniane.


