VIDEO/ Dalin pamjet kur Laert Vasili puth konkurrenten e “Për’puthen”

Showbiz

VIDEO/ Dalin pamjet kur Laert Vasili puth konkurrenten e

Në faqen zyrtare në “Instagram”-in e “Për’puthen” është publikuar një video që tregon incidentin që çoi në largimin e Lart Vasilit nga programi. Video në fjalë tregon momentin kur aktori i njohur puth një nga konkurentet, një veprim i papritur që ka habitur stafin dhe të pranishmit në studio.

Publikimi i këtyre pamjeve ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe e ka rikthyer këtë ngjarje në qendër të diskutimeve.

Ngjarja ndodhi gjatë regjistrimeve të formatit ku Vasili ishte pjesë e panelit si opinionist. Në videon e publikuar në “Instagram” shihet Laerti që ngrihet nga vendi i tij dhe shkon drejt konkurentes, të cilën e puth.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Për’puthen (@perputhen_tch)

Veprimi i papritur dhe i papërshtatshëm, ka krijuar një situatë të sikletshme për konkurrenten dhe stafin.

Pas këtij momenti, produksioni ndërhyri menjëherë dhe konsideroi veprimin në kundërshtim me rregullat dhe etikën e programit.

Deri tani, as Vasili dhe as produksioni nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi mënyrën se si do të trajtohet kjo ngjarje në episodet e ardhshme. Ngjarja mbetet një nga temat më të komentuar të momentit.

ME TE LEXUARAT