Lufta trondit tregjet, nafta shkon 80 $ fuçia! Shqipëria shkëmbim tregtar të vogël me vendet e Gjirit, por ...

Soft

Lufta trondit tregjet, nafta shkon 80 $ fuçia! Shqipëria

Valët e luftës në Lindjen e Mesme mund të ndjehen edhe në ekonominë e vogël e Shqipërisë për shkak të varësisë që ka nga mallrat e importuara.

Mbyllja e ‘Ngushticës së Hormuzit’, prej nga ku kalon 20%  e naftës dhe e gazit botëror, mund të sjellë një valë çmimesh të larta dhe nëse lufta përshkallëzohet, kërcënohet e gjithë ekonomia globale.

Përsa kohë Shqipëria është vend importues i naftës dhe gazit, por edhe të një pjese të energjisë që konsumon, nëse situata në lindje do të zgjasë, këto produkte shumë shpejt do të na kushtojnë më shumë. Gjithashtu dëme mund të ndjehen tek tregtia e mallrave sidomos me Izraelin dhe me Emiratet Arabe.

Shqipëria ka eksportuar në 2025-ën drejt Izraelit mallra me vlerë rreth 10 milionë euro dhe ka importuar prej andej 26.7 milionë euro. Prej Izraelit importojmë më së shumti lëndë djegëse dhe energji, këto që janë edhe produktet e para të shtrenjtuara nga lufta.

Nga Emiratet e Bashkuara që është bërë pjesë e konfliktit për shkak se është vënë në sulmet e Iranit, Shqipëria bleu në 2025-ën, mallra me vlerë 10.5 milionë euro lëndë djegëse, produkte kimike e materiale ndërtimit, dhe iu shitëm 6.5 milionë euro produkte.

Kurse me Iranin nuk kemi eksporte, por prej andej kemi blerë 2.6 milionë euro mallra kryesisht produkte ushqimore, materiale ndërtimi dhe produkte kimike. Nafta bruto u rrit menjëherë nga afër 70 dollarë të premten e 27 shkurtit, këtë të hënë çmimi ka arritur deri në 80 dollarë fuçia, ndërsa ekspertë ndërkombëtarë thonë se ekziston rreziku që çmimi të arrijë deri në 130 dollarë fuçia. Po kështu çmimi i energjisë në bursë u rrit nga 76.9 euro megavati të premten, në 115 euro sot.

Por shtrenjtimi i lëndëve djegëse si efekt zinxhirë, shpejt mund të përkthehet edhe në çmime më të larta për produkte e tjera e deri tek ato të shportës, siç ndodhi menjëherë pas luftës së Rusisë në Ukrainë./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT