"Një vajzë ekrani u pagua 150 mijë euro", turizmi seksual, gazetarja: Eskortimi i përhapur
Gazetarja Aida Topalli thotë se metoda e re e prostituimit në Shqipëri është eskortimi, ku vajzat shkojnë me dëshirën e tyre kundrejt pagesës.
Duke folur për "MCN” ajo përmendi shifra duke thënë se për vajzat e ekranit pagesa shkon deri në 150 mijë euro.
Topalli ngriti shqetësimin për përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, për sa kohë që aktiviteti nuk është i licencuar.
Kemi dëshirë të këtyre vajzave për të shitur trupin e tyre për vlera të majme. Ka kolumbiane, braziliane, kanë filluar të vijnë filipineze në Shqipëri. Informacioni se në Shqipëri mund të ushtrohet lirisht prostitucionin merret vetë kollaj. Tirana mban vendin e parë, por në verë shtohet dhe në zonat bregdetare.
Ka vende të Bashkimit Europian që e kanë të ligjëruar prostitucionin, duhet t’iu nënshtrohesh ca analizave specifike. Ndërsa në Shqipëri ne nuk e kemi të legalizuar prostitucionin dhe mund ta ushtrosh shumë kollaj. Këtu vijnë pa certifikata mjekësore.
Mungesa e kontrolleve mjekësore, kultura e mangët seksuale, çojnë në shqetësimin kryesor, përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Jo vetëm sifilizi, por ka një përhapje të madhe të hepatiteve por edhe të Hiv-Aids.
Marrin një apartament AirBnb me qira ditore apo mujore dhe ushtrojnë prostitucionin, por një pjesë e mirë janë të palicencuara, nuk kanë kontroll dhe këtu ka një problem të madh. Kemi pasur dhe raste vrasjesh dhe dhune në këto objekte të marra me qira.
Shifrat sot fillojnë nga 1 mijë euro dhe variojnë në 5 mijë euro për shoqërim në territorin shqiptar dhe këtu nuk po flasim për eskorta VIP që shpesh janë vajza ekrani, pasi shifrat e tyre i tejkalojnë këto vlera. Janë ata që janë të fortë financiarisht, edhe biznesmenë të huaj që i kërkojnë eskortat.
Ka një pjesë që veprojnë brenda territorit tonë, sidomos gjatë sezonit veror, ka zëra ka pasur dhe shkrime në portale që udhëtojnë dhe e ushtrojnë profesionin edhe jashtë, kur flitet për shifra tejet të majme.
Personazhe të botës së krimit apo biznesit, veprojnë si puna e asaj pikturës që nxirret në ankand, hedhin para se kush e blen më shumë një eskortë.
Çmimi më i lartë ka qenë 150 mijë euro, dhënë një personazhi mjaft të njohur në showbizin shqiptar, nga një personazh mjaft të njohur të botës së krimit. Bëhet fjalë për shqiptarë, por të dy por jashtë Shqipërie.
Për një javë qëndrimi dhe me një kusht, që të mos i ofrohet askujt tjetër gjatë kësaj periudhe. Flitet për ekskluzivitet.
Ka mbaruar koha e artë e Dubait, po ekstradohen të gjithë. U gjet një mënyrë për t’i sjellë në Shqipëri.
Kështu që këto eskortat duhet të veshin xhupat drejt vendeve të ftohta. Por shpesh këto vajza bien pre e videove, që përdoren shpesh si formë shantazhi.
Ky profesion mund të ketë një përfitim të madh monetar, por ka një dëm moral të pariparueshëm. Me të vërtetë mund ta kesh paguar atë shërbim, por e ke paguar për ta parë vetëm ti, jo për ta parë edhe të tjerët.