Shkrirja e akullit në detin Arktik arrin nivelin më të ulët në 48 vjet

Soft

Shkrirja e akullit në detin Arktik arrin nivelin më të ulët

Sipas të dhënave të reja, akulli detar i Arktikut ka arritur nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë, për shkak të rritjes së temperaturave që ndikojnë në mënyrë disproporcionale në rajon.

Shtrirja maksimale e akullit këtë vit u regjistrua më 15 mars, një javë më herët se vitin e kaluar.

Sipas Qendrës Kombëtare të të Dhënave për Borën dhe Akullin (NSIDC) në Kolorado, shtrirja e akullit ka rënë në 14.29 milionë kilometra katrorë, duke tejkaluar rekordin e ulët të vitit të kaluar prej 14.31 milionë kilometrash katrorë.

Ky është niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë në 48 vjet monitorim satelitor. Rekorde u vendosën gjithashtu në 2016, 2017 dhe 2018.

Formimi i ulët i akullit këtë vit “ka sjellë përpara fillimin e sezonit të shkrirjes së pranverës dhe verës”, tha Walt Meyer, shkencëtar i lartë kërkimor në NSIDC./Lajmi i Fundit

ME TE LEXUARAT