Tradhtia sipas horoskopit: Këto janë shenjat që ‘luajnë’ më lehtë me besimin

Soft

Tradhtia sipas horoskopit: Këto janë shenjat që

Pabesia është një nga temat më të ndjeshme dhe më të diskutueshme në çdo marrëdhënie. Kur ndodh, lë pas një shije të hidhur dhe një mori pyetjesh pa përgjigje. Dhe ndonëse çdo person është i ndryshëm, astrologjia shpesh përpiqet të japë një shpjegim përse disa janë më të prirë të “luajnë” me ndjenjat.

Sipas astrologëve, disa shenja të horoskopit kanë më shumë tendencë për të tradhtuar, jo domosdoshmërisht nga ligësia, por për shkak të natyrës së tyre të ndërlikuar.

Shigjetari është ai që kërkon gjithmonë liri dhe aventurë. I apasionuar pas eksplorimeve të reja, ai rrallë qëndron në vend – dhe kjo vlen edhe për dashurinë. Nëse ndjen që po mbytet në një lidhje që nuk e frymëzon më, mund të zgjedhë rrugë të tjera pa shumë paralajmërim.

Akrepi, nga ana tjetër, është i thellë dhe intensiv. Ai nuk tradhton pa arsye, por nëse ndjehet i tradhtuar, i injoruar ose i manipuluar, hakmarrja nuk është e përjashtuar – dhe mund të vijë në formën më të dhimbshme: një tjetër përqafim.

Luani është zemra e vetes. Për aq kohë sa është qendra e vëmendjes, i qëndron besnik partnerit. Por nëse vëmendja zhvendoset, nëse ndjen që nuk po admirohet më, krenaria e tij kërkon ngushëllim diku tjetër.

Dhe pastaj kemi Binjakët – shenja më e diskutueshme kur flitet për besnikëri. Ata nuk janë domosdoshmërisht të ligj apo të pamoralshëm. Por janë kureshtarë, të etur për stimulim të vazhdueshëm emocional dhe mendor. Nëse lidhja nuk i mbush më, nëse komunikimi shuhet, ose nëse dikush tjetër u ngacmon imagjinatën, është shumë e lehtë për ta të kalojnë kufirin.

Flirtet janë lojë për Binjakët. Me natyrën e tyre të dyfishtë, ata shpesh e kanë të vështirë të kuptojnë ku mbaron një histori dhe ku fillon një tjetër. Mund të të bëjnë të ndihesh si personi më i veçantë në botë, por në të njëjtën kohë mund të bëjnë të njëjtën gjë me dikë tjetër – pa u ndjerë aspak fajtorë.

Astrologjia nuk është shkencë, por për ata që besojnë, është një dritare interesante për të kuptuar më mirë veten dhe të tjerët. Dhe nëse shenja jote është mes këtyre, ndoshta është koha për një reflektim të thellë… ose për një bisedë të ndershme me partnerin.

ME TE LEXUARAT