Evropiani i Mundjes në Tiranë/ Islam Dudaev është nënkampion Evrope

Sport

Evropiani i Mundjes në Tiranë/ Islam Dudaev është

Islam Dudaev, ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian të Mundjes që po zhvillohet në Tiranë, duke i sjellë një tjetër sukses të rëndësishëm vendit tonë.

Dudaev u ndal vetëm në finale të peshës 65 kg në stilin e lirë, ku u mposht nga rusi Bashir Magomedov. Rruga e tij drejt finales ishte shumë e fortë: në fazën kualifikuese ai eliminoi turkun Ahmet Duman, ndërsa në çerekfinale kaloi gjeorgjianin Nika Zakashvili.

Në gjysmëfinale, Dudaev arriti një paraqitje të shkëlqyer ndaj Islam Guseinovit, duke siguruar vendin në finale.

Sportisti 31-vjeçar ka një karrierë të pasur ndërkombëtare, duke u shpallur kampion i Europës në vitin 2024 dhe duke fituar medalje bronzi në Lojërat Olimpike të Parisit. Performancat e tij të viteve të fundit e rendisin atë ndër mundësit më të mirë në qarkullim, ndërsa suksesi në Tiranë përforcon më tej reputacionin e tij në arenën ndërkombëtare.

ME TE LEXUARAT