Historia e trishtë/ Humbi një këmbë për shkak të tortës, ish-futbollisti: Doja të vdisja…

Sport

Historia e trishtë/ Humbi një këmbë për shkak të

Ish-lojtari i kombëtares uruguaiane, Dario Silva, tani 53 vjeç, iu desh t’i amputohej një këmbë në vitin 2006 pas një aksidenti me makinë.

Silva mbërriti në Europë nga Penarol në vitin 1995 dhe luajti tre sezone te Kaljari përpara se të transferohej në La Liga, ku veshi fanellat e Espanjol, Malaga dhe Sevijas. Në vitin 2005, ai u transferua te Portsmouth, klubi nga i cili u tërhoq nga futbolli.

Megjithatë, twrheqja nga futbolli i luajtur u pasua nga një aksident i rëndë. Ai po drejtonte një furgon kur një fetë torte ra mbi pedale dhe, ndërsa përpiqej ta merrte, humbi kontrollin e automjetit.

“Vuajtjet e familjes sime më dhanë forcën për të vazhduar”

“Rrëshqita dhe godita një pengesë. Këmbët më ngecën në rrënoja. Sapo u lirova, arrita të dilja nga dritarja, por pas kësaj nuk mbaj mend asgjë. Isha në koma për ditë të tëra. Këmba ime e djathtë u dëmtua rëndë. U desh ta amputonin”, rrëfen ai në një intervistë me La Gazzetta dello Sport.

“Në atë moment, doja të vdisja. Vuajtjet e familjes sime, megjithatë, më dhanë forcën për të vazhduar. Disa muaj më vonë, shkova në Itali për të më vendosur një protezë në këmbë”, tha ai. “Nuk fola kurrë hapur për këtë me fëmijët e mi. Diego, më i madhi, mësoi për aksidentin vetëm kur ishte 18 vjeç, pasi kërkoi informacion në internet”, shpjegoi ai.

Mundësi për të marrë pjesë në Lojërat Paralimpike të Londrës

Si ka ndryshuar jeta pas aksidentit? “Edhe pa këmbë, është e mundur të jesh i lumtur. Për fat të mirë, unë tashmë isha tërhequr nga futbolli. Në vitin 2012, pata mundësinë të merrja pjesë në Lojërat Paralimpike të Londrës në kanotazh, por për arsye të ndryshme, nuk munda.

Sporti vazhdon të jetë një pjesë themelore e jetës sime. Unë ngas shpesh biçikletën dhe, në vitin 2009, u ktheva në fushë për një ndeshje bamirësie”, zbuloi sulmuesi i cili luajti 49 ndeshje dhe shënoi 14 gola për ekipin kombëtar uruguajan.

ME TE LEXUARAT