Komisioni i Disiplinës/ Tirana bllokohet në merkato, U-19 përjashtohet përgjithmonë nga futbolli

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka shpallur vendimet e fundit për futbollin shqiptar. Tirana është ndëshkuar me bllokim të merkatos për tre periudha regjistrimi, për shkak të mos-shlyerjes së detyrimeve financiare.
Nga ana tjetër, sulmuesi i Elbasanit, Insa Boye, ka fituar të drejtën e konvertimit të dënimit dhe do të jetë i gatshëm për ekipin. Në Superiore, Egnatia, Elbasani dhe Flamurtari janë gjobitur për sjellje të gabuar të tifozëve.
Vendimi më i rëndë i përket moshave U-19, ku lojtari Jerli Jatellari i ekipit Rinia EL është përjashtuar përgjithmonë pas sulmit dhe dhunës ndaj zyrtarit të ndeshjes.
Në Kategorinë e Dytë, presidenti i Eagle Football, Andi Matraxhiu, është pezulluar për 6 muaj për kërcënim ndaj zyrtarëve dhe tërheqje të ekipit nga fusha; klubi gjobitet, ndërsa kërkesa e Maliqit për fitore në tavolinë është rrëzuar.
Në Kategorinë e Parë, Brajan Selmani i Ilirisë është dënuar me 15 ndeshje pezullim për sulm ndaj zyrtarëve.
Vendimet vijnë për të ruajtur disiplinën dhe integritetin e futbollit shqiptar.


