Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta ish-portieri i njohur (Emri)

AUSTRI - Futbolli austriak është tronditur nga një lajm i rëndë, pasi ish-portieri i kombëtares së Austrisë, Alexander Manninger, ka vdekur këtë të enjte në mënyrë tragjike. Sipas raportimeve, 48-vjeçari humbi jetën sot në mëngjes pas një aksidenti me një tren lokal në Salzburg.

Manninger, i cili po drejtonte automjetin e tij, u godit nga një tren lokal në një kalim hekurudhor të pambikëqyrur dhe çdo ndihmë ishte e vonë.

Manninger ishte një figurë e njohur e futbollit austriak dhe ndër portierët më të respektuar të brezit të tij. Ai e nisi karrierën te Austria Salzburg, ndërsa në vitin 1997 bëri historinë duke u bërë lojtari i parë austriak që transferohej në Premier League, te Arsenali.
Gjatë kohës së tij në Angli, ai regjistroi 39 paraqitje dhe fitoi titullin kampion dhe FA Cup në sezonin 1997-98. Karriera e tij vazhdoi kryesisht në Itali, ku luajti për disa klube, përfshirë Juventusin, Udinesen, Bolognan, Fiorentinën apo Sienën. Në fund të karrierës, ai ishte pjesë edhe e Liverpoolit.
Në nivel ndërkombëtar, Manninger zhvilloi 33 ndeshje me kombëtaren e Austrisë dhe ishte pjesë e skuadrës në Euro 2008, ku shërbeu si portier rezervë.


