Sekreti doli në shesh/ Murati: Ja pse kombëtaret nuk kanë fat, gjithçka nis nga një debat për....

Sport

Sekreti doli në shesh/ Murati: Ja pse kombëtaret nuk kanë fat,

Pas rezultateve zhgënjyese të Shqipërisë dhe Kosovës në ndeshjet e fundit, ku “fati i keq” u cilësua si shkaktari kryesor, një debat i ndezur në një studio televizive ka zhvendosur fokusin nga fusha e lojës te një çështje themelore: përgatitja fizike e lojtarëve.

A është palestra “miku” apo “armiku” i futbollistëve? Pikëpamjet e ndryshme të të ftuarve zbuluan një problematikë më të thellë që mund të jetë çelësi i performancave të kombëtareve.

E ftuar në emisionin "Sport Focus", në "Ora News", ishte Ajseida Murati e cila u shpreh se si Shqipëria ashtu edhe Kosova treguan përpjekje maksimale, por pa arritur të merrnin rezultatin e dëshiruar. 

" Po, normal. Përballja shumë e fortë si përballje, po fati jonë i keq, si në Kosovën, edhe me Shqipërinë ishte pak jo në anën tonë.

Pavarësisht që u munduan shumë, po mendoj se do kemi edhe në një të ardhme.

Realisht kanë lujt shumë mirë. Por siç e thashë dhe pak më parë vetëm fati jonë që golin që shënoi Turqia, ajo na penalizoi dhe deshëm shumë lart me shku, po s'arritëm dot", u shpreh Murati.

ME TE LEXUARAT