Aludimet mes tyre/ Merr vëmendje reagimi i Mateos pasi Selin i shpall finaliste

Një nga momentet më të rëndësishme dhe më të diskutuara është shënuar në spektaklin e fundit të “Big Brother VIP Albania”, ku Selina është shpallur zyrtarisht finalistja e parë e këtij sezoni.
Gara kokë më kokë mes dy prej banoreve më të komentuara, Selinës dhe Brikenës, e mbajti publikun në ankth deri në momentin e fundit.
Ndonëse votat ishin të ndara mes të dyjave duke krijuar një garë tepër të fortë, në fund ishte Selina ajo që arriti të fitonte mbështetjen më të madhe të publikut, duke siguruar kështu biletën e parë të artë për në finalen e madhe.
View this post on Instagram
Pas shpalljes së rezultatit, atmosfera brenda shtëpisë u mbush me emocione të përziera. Banorët reaguan në mënyra të ndryshme, por ai që mori vëmendjen absolute të publikut dhe rrjetit ishte reagimi i Mateos.
Pavarësisht aludimeve të vazhdueshme jashtë dhe brenda shtëpisë rreth raporteve mes tyre, apo faktit që Selina sapo kishte mposhtur partneren e tij në këtë format, Mateo zgjodhi të tregohej tepër sportiv.
Ai shkoi menjëherë drejt Selinës për ta uruar për këtë arritje. E përgëzoi atë për fitoren e këtij televotimi deçiziv. Tregoi respekt të plotë për rrugëtimin e saj si lojtare dhe sigurimin e vendit të parë në finale./BBVA5


