Video shokuese / Kujdestarja torturon të moshuarën që kishte në përkujdesje

Një kujdestare shtëpiake rumune është arrestuar në ishullin e Kiosit, pasi akuzohet se ka dhunuar punëdhënësen e saj të moshuar.
Sipas hetimeve të policisë, ajo dyshohet se e ka goditur të moshuarën në kokë dhe në fytyrë, ndërsa i kishte lidhur duart në një pjesë metalike të shtratit.
Ndaj saj është nisur procedim penal për veprën penale të dhunës ndaj personave të pambrojtur.
Ngjarja është dokumentuar përmes një videoje, e cila iu dorëzua policisë nga vajza e viktimës. Pamjet janë regjistruar nga një kamerë e vendosur në banesë, ku të moshuarit jetonin së bashku me kujdestaren.
Sipas vajzës së viktimës, një episod i ngjashëm dhune kishte ndodhur edhe 20 ditë më parë, çka e kishte shtyrë të instalonte kamerën në banesë.


