Skandali i eskortës në Milano/ Rafa Leao mohon përfshirjen në hetim

Sport

Skandali i eskortës në Milano/ Rafa Leao mohon përfshirjen

Emri i sulmuesit të Milanit, Rafael Leao, është përmendur në një hetim të Prokurorisë së Milanos që lidhet me një agjenci eventesh të quajtur MA.DE, e dyshuar për aktivitete të paligjshme, përfshirë shfrytëzim dhe favorizim prostitucioni.

Sipas mediave italiane, hetimi po shqyrton edhe lidhje të mundshme të disa futbollistëve të Serie A me evente të jetës së natës në Milano. Megjithatë, deri tani nuk ka akuza të drejtpërdrejta ndaj lojtarit portugez.

Leao ka reaguar menjëherë duke mohuar çdo përfshirje. Në një deklaratë në rrjetet sociale, ai tha se është “plotësisht i huaj ndaj këtyre fakteve” dhe se nuk ka kryer asnjë shkelje.

“Ftoj të gjithë të shmangin lidhjen e emrit tim me këtë situatë në mënyrë arbitrare. Jam i gatshëm të mbroj imazhin tim ligjërisht,” u shpreh ai, duke shtuar se ka angazhuar përfaqësuesit e tij ligjorë për çdo veprim të nevojshëm.

Hetimet në Milano vijojnë, ndërsa autoritetet po analizojnë aktivitetet e agjencisë së dyshuar dhe lidhjet e saj të mundshme me persona publikë.

ME TE LEXUARAT