Besëlidhja shpallet kampione e Kategorisë së Dytë, fiton 2-0 në finale kundër Orikut

Sport

Besëlidhja shpallet kampione e Kategorisë së Dytë, fiton 2-0

Në stadiumin “Niko Dovana” është mbyllur zyrtarisht sezoni i Kategorisë së Dytë, me finalen që kurorëzoi Besëlidhja e Lezhës si kampione e këtij edicioni.

Pas një sezoni të suksesshëm ku dominuan grupet A dhe B dhe siguruan ngjitjen në Kategorinë e Parë, Besëlidhja u përball në finalen e madhe me Oriku për të përcaktuar edhe fituesin e trofeut.

Ndeshja finale u fitua nga skuadra lezhjane me rezultatin 2-0. Golat u shënuan nga Gurbanov dhe Raboshta, të cilët i dhanë Besëlidhjes një fitore të merituar dhe mbylljen e sezonit me trofe.

Në fund të takimit, atmosfera ishte festive, ndërsa u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të kupës. Trofeu iu dha skuadrës nga presidenti i Federata Shqiptare e Futbollit, Armand Duka, duke shënuar përmbylljen zyrtare të sezonit.

ME TE LEXUARAT